Bota

Raketat ruse godasin Poloninë/ Kryeministri lituanez: Të mbrohet çdo centimetër i territorit të NATO-s

Në një postim në Twitter ai bën me dije se po mban kontakte të afërt me miqtë polakë.

15 Nëntor 2022, 21:09 Nga e.k
Raketat ruse godasin Poloninë/ Kryeministri lituanez: Të mbrohet
Gitanas Nauseda

LITUANIA- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka reaguar menjëherë pasi dy raketa ruse goditën Poloninë duke lënë të vrarë dy qytetarë polak. Në një postim në Twitter ai bën me dije se po mban kontakte të afërt me miqtë polakë.

Ai shprehet se çdo centimetër i territorit të NATO-s, duhet të mbrohet. 

“Lajme shqetësuese sonte vijnë nga Polonia pas të paktën dy shpërthimeve. Po mbajmë kontakte të afërta me miqtë polakë. Lituania qëndron fuqishëm solidare me Poloninë. Çdo centimetër i territorit të NATO-s duhet të mbrohet”, ka shkruar Nauseda.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

raketat ruse godasin polonine lituania gitanas nauseda

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...