Bota

Raketat ruse goditën Poloninë/ Zelenskyy: Tashmë nuk rrezikohet vetëm Ukraina, duhet të veprojmë

Zelenskyy shprehet se tashmë terrori rus nuk kufizohet vetëm në kufijtë e Rusisë por sipas tij sot kërcënon dhe NATO-n.

15 Nëntor 2022, 21:46 Nga e.k
Raketat ruse goditën Poloninë/ Zelenskyy: Tashmë nuk rrezikohet
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi dy raketa ruse goditën territorin e Polonisë duke lënë të vdekur dy persona. Zelenskyy shprehet se tashmë terrori rus nuk kufizohet vetëm në kufijtë e Rusisë por sipas tij sot kërcënon dhe NATO-n.

“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Sa më gjatë Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrihet nga raketat ruse. Raketat ruse goditën Poloninë Tashmë nuk rrezikohet vetëm Ukraina, duhet të veprojmësulm me raketa ruse në territorin e NATO-s. Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, tha ai.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll