Bota

Çfarë parashikon neni 4 dhe 5 i NATO-s në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?

Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës.

15 Nëntor 2022, 21:55 Nga e.k
Çfarë parashikon neni 4 dhe 5 i NATO-s në rast të një
Foto Ilustruese

POLONI- Sulmi i raketave ruse në Poloni ka alarmuar Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet fqinje me Poloninë. Qeveria polake ka konfirmuar se dy qytetarë polakë kanë humbur jetën për shkak të sulmit. Polonia është një vendi anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka të drejtë të mbrohet nga Aleanca në bazë të nenit 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës Atlantike i ashtuquajturin parimi i mbrojtjes kolektive.

Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës. NATO thirri nenin 5 për herë të parë në historinë e saj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, bien dakord që nëse një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët e sulmuara, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që i sheh të arsyeshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në nenin 5.

Ndërkohë, Polonia ka deklaruar pak më parë se po mendon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon se palët do të konsultohen së bashku dhe vendosin nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është nën kërcënim. Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të kërcënuar. Bisedimet shikojnë nëse ekziston një kërcënim dhe si t’i kundërvihen atij, me vendime të arritura unanimisht.Megjithatë, neni 4 nuk do të thotë se do të ketë veprim.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

raketat ruse godasin polonine noto

Sondazh

Poll