Bota

Sulmi në Poloni, NATO: Po shqyrtojmë raportet dhe do koordinohemi për veprime

CNN shkruan se NATO po shqyrton raportet si raketat ranë në vendin e saj anëtar Poloninë dhe se po koordinohen ngushtë me autoritetet polake.

15 Nëntor 2022, 21:54 Nga I.A
Sulmi në Poloni, NATO: Po shqyrtojmë raportet dhe do koordinohemi
NATO

 

SHBA- Ka ardhur reagimi i parë i NATO-s për sulmin me raketa në Poloni. CNN shkruan se NATO po shqyrton raportet si raketat ranë në vendin e saj anëtar Poloninë dhe se po koordinohen ngushtë me autoritetet polake.

“Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, tha një zyrtar i NATO-s.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

nato raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll