Bota

Raketat ruse goditën Poloninë/ Charles Michel: I tronditur nga lajmi, qëndrojmë krah jush

Në një postim në Twitter Michel shkruan se Bashkimi Europian qëndron krah Polonisë si dhe shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmit. 

15 Nëntor 2022, 22:03 Nga e.k
Raketat ruse goditën Poloninë/ Charles Michel: I tronditur nga lajmi,
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel shprehet se ndihet i tronditur pas raporteve se dy raketa ruse kanë goditur një vend anëtar të NATO-s si Poloni duke lënë dhe dy të vrarë. Në një postim në Twitter Michel shkruan se Bashkimi Europian qëndron krah Polonisë si dhe shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmit. 

“I tronditur nga lajmi i një rakete apo municioni tjetër ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë", shkruan Michel.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

bashkimi europian charles michel raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll