Bota

Sulmi rus në Poloni, DASH: Po punojmë fort për të caktuar hapat që do ndiqen

Kështu u shpreh të martën zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, duke shtuar se Uashingtoni po punon për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe për hapat e ardhshëm të duhur.

15 Nëntor 2022, 21:40 Nga I.A
Sulmi rus në Poloni, DASH: Po punojmë fort për të caktuar
DASH

SHBA- Raportet se raketat ruse kanë kaluar në Poloni pranë kufirit ukrainas janë jashtëzakonisht shqetësuese. Kështu u shpreh të martën zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, duke shtuar se Uashingtoni po punon për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe për hapat e ardhshëm të duhur.

"Departamenti i Shtetit po flet me një sërë partnerësh në lidhje me raportet dhe po punon me qeverinë polake," u tha Patel gazetarëve në një konferencë të rregullt lajmesh.

Patel shtoi se SHBA po diskuton me qeverinë polake dhe partnerë të tjerë rreth raporteve. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund të konfirmonte raportet për raketa të humbura ruse, duke njoftuar se po punon me Poloninë për të mbledhur më shumë informacion mbi raportet e fundit.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

dash raketat ruse godasin polonine vedant patel

Sondazh

Poll