Politike

Raketat ruse godasin Poloninë, Rama: Jemi të shqetësuar, keni solidaritetin e Shqipërisë

Në një postim në Twitter ku i ka bërë tag dhe kryeministrit polak Mateusz Morawieck  kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Polonia ka mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë. 

15 Nëntor 2022, 22:13 Nga e.k
Raketat ruse godasin Poloninë, Rama: Jemi të shqetësuar, keni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se dy raketa ruse kanë goditur mbrëmjen e sotme Poloninë duke lënë dhe dy të vrarë. Në një postim në Twitter ku i ka bërë tag dhe kryeministrit polak Mateusz Morawieck  kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Polonia ka mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë. 

“Mateusz Moraëiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, i ka shkruar Rama kryeministrit polak.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

edi rama raketat ruse godasin polonine mateusz morawieck

Sondazh

Poll