Bota

Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Pentagoni: Do mbrojnë çdo pëllëmbë të NATO-S

Në një dekklaratë për mediat sekretari i shtypit në Pentagon bën të ditur se janë njohur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur një vend të NATO-s si Polonia por ende nuk ka mundur që të vertetojë raportet. 

15 Nëntor 2022, 21:02 Nga e.k
Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Pentagoni: Do mbrojnë çdo
Pat Ryder

SHBA- Pentagoni ka reaguar për herë të parë pasi raket ruse goditën Poloninë duke lënë të vrarë dy qytetarë. Në një dekklaratë për mediat sekretari i shtypit në Pentagon bën të ditur se janë njohur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur një vend të NATO-s si Polonia por ende nuk ka mundur që të vertetojë raportet. 

Departamenti i Mbrojtjes përsëriti se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s ndërsa pret për më shumë informacion. Ryder tha se SHBA është shumë e sigurt në mbrojtjen e forcës së saj në Evropë. 

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e forcës, ne gjithmonë e marrim sigurinë dhe sigurinë e trupave tona, pavarësisht se ku po shërbejnë, shumë seriozisht”, tha Ryder.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

raketat ruse godasin polonine rusi shba poloni

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...