Shifra më e lartë ndonjëherë, shapkat e Steve Jobs shiten në ankand për 200 mijë dollarë
Shapkat e Steve Jobs SHBA- Shapkat e veshura nga themeluesi i Aplle Steve Jobs janë shitur për plot 200 mijë dollarë në një a...
Kështu tha ai, më 15 nëntor, pas takimit që pati me Escobarin në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në SHBA.
SHBA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të LDK-së “për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”.
Kështu tha ai, më 15 nëntor, pas takimit që pati me Escobarin në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në SHBA.
“Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-në është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku tha se ia ka prezantuar Escobarit edhe pikëpamjet e LDK-së për gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-në dhe me partnerët tjerë.
“Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat”.
“Edhe një herë, u bëj thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë, në funksion të shtrirjes së sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, të sigurisë dhe të prosperitetit për të gjithë”, tha Abdixhiku.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Më 28 tetor, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj.
Në ditën kur u mor ky vendim, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mosshtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë, ashtu siç kërkuan ato. Zhgënjim të ngjashëm, më 29 tetor, shprehu edhe Bashkimi Evropian.
Në kërkesën e Radios Evropa e Lirë drejtuar ekzekutivit, më 31 tetor, për të komentuar “zhgënjimin” e shprehur nga aleatët ndërkombëtarë, u tha se Qeveria e Kosovës “është treguar konstruktive dhe kreative në adresimin e brengave që ndajnë për rajonin” aleatët e saj.
Vendimi, i cili ka nisur të zbatohet më 1 nëntor parashihet të zbatohet në tri faza. E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla; faza e dytë është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe e treta janë targat provuese.
Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Data 18 dhjetor është shpallur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si datë e mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve. Lista Serbe tha se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor. Sshefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha më 14 nëntor se Kosova dhe Serbia, urgjentisht, duhet të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve.
Ai tha se 21 nëntori - dita kur, sipas planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave, pritet të nisë gjobitja e shoferëve me targa të paligjshme - nuk duhet t'i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat.
Marrë nga REL
Shapkat e Steve Jobs SHBA- Shapkat e veshura nga themeluesi i Aplle Steve Jobs janë shitur për plot 200 mijë dollarë në një a...
Pamje nga shpërthimi POLONI- Dy raketa ruse të nisura drejt Ukrainës kanë përfunduar në një fermë në Prze...
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel zhvilloi takim me P&e...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falënderuar ditën e sotme të gjitha vendet dhe organizatat ndë...
Pamje nga ngjarja GJERMANI- Një vajzë 13-vjeçare u sulmua mëngjesin e së martës teksa shkonte për në shkollë...
Albin Kurti AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të plotësojë shpejt vendet e lira në veri të Kosov&eu...
Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...
Russia Today RUSI- Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT), njoftoi të martën se ka nisur transmetimin online të programit në gjuh...
I moshuari mes vajzave në klubin e natës SHBA- Një i moshuar ditëlindjen e tij të 100-nd e ka festuar në mënyrën m&...
Awaab Ishak ANGLI- Vdekja e një vogëlushi që pësoi ekspozim të zgjatur ndaj mykut duhet të jetë një "moment pë...