Bota

Shifra më e lartë ndonjëherë, shapkat e Steve Jobs shiten në ankand për 200 mijë dollarë

Sipas stafit të ankandit kjo është vlera më e lartë që janë shitur shapkat në gjithë histirinë e ankandeve. Shapkat duke iu referuar deklaratës së ish-partneres së Jobs Lisa ishin përdorur nga Jobs gjatë një interviste punë në 'Vogue'.

15 Nëntor 2022, 20:29 Nga e.k
Shifra më e lartë ndonjëherë, shapkat e Steve Jobs shiten
Shapkat e Steve Jobs

SHBA- Shapkat e veshura nga themeluesi i Aplle Steve Jobs janë shitur për plot 200 mijë dollarë në një ankand. Shapkat ishin veshur nga Jobs në ditët e tij më të rëndëshishme mes viteve 1970-1980. Shapkat ishin shpëtuar nga mbeturinat nga menaxheri i Jobs. 

Sipas stafit të ankandit kjo është vlera më e lartë që janë shitur shapkat në gjithë histirinë e ankandeve. Shapkat duke iu referuar deklaratës së ish-partneres së Jobs Lisa ishin përdorur nga Jobs gjatë një interviste punë në 'Vogue'.

Shifra më e lartë ndonjëherë, shapkat e Steve Jobs shiten
Shapkat e Steve Jobs

"Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij revolucionare, por me stilin e tij të udhëheqjes së biznesit dhe modën në veshjen e sandaleve Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs ndërsa ai bëri histori në krijimin e kompjuterit Apple dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë" tha Darren Julien, CEO dhe themeluesi i Julien's Auctions, në një deklaratë për CNN të hënën

Këpucët u shitën në shitjen publike "Icons and Idols: Rock 'n' Roll" të Julien's Auctions, e cila përmbante relikeve, veshje, pajisje muzikore dhe bizhuteri nga muzikantë dhe figura të kulturës pop, duke përfshirë Elvis Presley, Kurt Cobain dhe John Lennon. Në tetor të vitit të kaluar, një palë Nike Air Ships të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan u shitën për 1.47 milionë dollarë, duke thyer rekordin për çmimin më të lartë të shitjes për një palë atlete në ankand.

steve jobs

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...