Bota

Raketat ruse bien në Poloni, dy të vrarë! Kryeministri thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

Bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë dy polakë. 

15 Nëntor 2022, 19:55 Nga e.k
Raketat ruse bien në Poloni, dy të vrarë! Kryeministri
Pamje nga shpërthimi

POLONI- Dy raketa ruse të nisura drejt Ukrainës kanë përfunduar në një fermë në Przewodóë të Polonisë duke alarmuar qeverinë polake dhe NATO-n. Bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë dy polakë. 

Sipas Visegrad 24 kryeministri Morawiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s. Pas takimit pritet që të bëhen publike dhe masat që Polonia do të marrë ndaj Rusisë pas sulmit.

Ukraina prej orësh është nën sulmet e vazhduara ruse. Predhat kanë goditur dhe kryeqytetin ukrainas Kievin ku për pasojë ka mbetur dhe një i vrarë. Sipas mediave të huaja rreth 7 milion banorë janë pa energji elekrike për shkak të bombardimeve.

lufta rusi-ukraine poloni

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...