Bota

Bislimi takohet me Lajçak: Biseduan për konvertimin e targave ilegale serbe, i dërguari i BE: Duhet urgjentisht zgjidhje

Sipas komunikatës, Bislimi ka përsëritur interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

15 Nëntor 2022, 19:46 Nga I.A
Bislimi takohet me Lajçak: Biseduan për konvertimin e targave
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku biseduan për procesin e dialogut. Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren. Sipas komunikatës, Bislimi ka përsëritur interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, tha Bislimi.

Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të sotëm me Bislimin, ka thënë se është nevojë urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës

Çfarëdo eskalimi apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

tensione në veri të kosovës besnik bislimi miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...