Bota

Shpërthimi në Stamboll/ Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes tyre Shqipëria dhe Kosova: Mirënjohës

Mes flamujve të vendeve është dhe ai shqiptar, grek, suedez, flamuri i Kosovës dhe i shumë vendeve të tjera, të cilat reaguan menjëherë pas sulmit që la pas 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

15 Nëntor 2022, 19:18 Nga DOSJA
Shpërthimi në Stamboll/ Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falënderuar ditën e sotme të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist në Stamboll. Në një postim në Twitter lideri turk ka publikuar fotot e flamujve të vendeve që reaguan pas sulmit me bombë mesditën e 13 nëntorit në rrugën Istikal pranë sheshit Taksim. 

"Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist në rrugën Istiklal, ndanë dhimbjen tonë dhe shprehën ngushëllimet e tyre", shkruan Erdogan.

Mes flamujve të vendeve është dhe ai shqiptar, grek, suedez, flamuri i Kosovës dhe i shumë vendeve të tjera, të cilat reaguan menjëherë pas sulmit që la pas 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Më herët presidenti Erdogan ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit e sulmit do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

sulm ne stamboll rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 18:00 Andreas Kluth

Ego-ja e Erdoganit po minon NATO-n

Rexhep Tajip Erdogan Pjesë e të qenit, apo të bërjes aleatë është të pajtoheni se cilët janë dhe cil&eum...