Sport

Holanda, fanellat e Botërorit në ankand. Të ardhurat për punëtorët emigrantë...

Pas konsultimit me lojtarët, është vendosur që të ardhurat të përdoren për të përmirësuar situatën ekonomike të punëtorëve emigrantë në Katar.

15 Nëntor 2022, 16:56 Nga DOSJA

Holanda, fanellat e Botërorit në ankand. Të ardhurat për

HOLANDE - Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të nxjerrë në ankand fanellat që do të veshin futbollistët e kombëtares gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës. Pas konsultimit me lojtarët, është vendosur që të ardhurat të përdoren për të përmirësuar situatën ekonomike të punëtorëve emigrantë në Katar.

Kapiteni Virgil van Dijk është shprehur: "Ka pasur një ndikim shumë të madh te punëtorët migrantë në Katar. Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së askujt. Në kushte shumë të vështira ata kanë punuar në stadiume, infrastrukturë dhe hotele. Dhe ato kushte vërtet që duhen të përmirësohen, kjo është e qartë për të gjithë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll