Sport

Formula 1/ Vasseur në vend të Binotto? Ferrari e mohon: “Thashetheme pa bazë!”...

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, ndryshimi në rolin e drejtorit të ekipit do të bëhet në fund të sezonit. Por nga Maranello e mohojnë

15 Nëntor 2022, 17:16 Nga DOSJA

Formula 1/ Vasseur në vend të Binotto? Ferrari e mohon:

ITALI - Kthesë në shtëpinë e Ferrarit? Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, epoka e Mattia Binotto është gati të përfundojë dhe në fund të vitit, ai do të linte rolin e tij si drejtues i ekipit Ferrari në F1 për t'u zëvendësuar nga Frederic Vasseur, aktualisht në Alfa Romeo.  Binotto, i cili mori drejtimin nga Maurizio Arrivabene në vitin 2019, kaloi një periudhë katërvjeçare jashtëzakonisht koprrac me suksese, në të cilën Ferrari nuk ka arritur kurrë të luftojë deri në fund në krye të kampionatit botëror. Por mohimi vjen nga Maranello: “Thashetheme pa bazë”.

Vasseur, francez i lindur në 1968 dhe në krye të Sauber që nga viti 2017, ka një karrierë të gjatë në botën e motorëve, në të cilën ai është marrë gjithmonë me aspektet e menaxhimit të skuadrave, ndryshe nga Binotto, i cili në vend të kësaj erdhi nga sektori teknik, duke qenë shef i inxhinierëve të motorëve dhe drejtor teknik i Ferrarit përpara se të bëhej drejtori i ekipit.

Në katër vitet e drejtimit të Binottos, janë arritur gjithsej vetëm 7 fitore (3 në 2019, 4 deri tani në 2022) dhe njëvendëshja nga Maranello, që fillimisht iu besua dyshes Leclerc-Vettel, më pas Leclerc-Sainz, nuk arriti asnjëherë të mbajë hapin me rivalët, Mercedes  fillimisht dhe më pas Red Bull edhe pse me ndryshimin e rregullores janë vënë re disa shenja rritjeje. Nën drejtimin e inxhinierit nga Lozana, Ferrarit iu desh të përballet edhe me stuhinë e aferës së njësisë së energjisë në vitin 2019, e cila përfundoi me një marrëveshje private me FIA-n, e cila la disa hije dhe disa pasoja në nivel teknik në sezonet në vijim.

Marrëdhënia jo idilike me Charles Leclerc, i cili, duhet të mbahet mend, bëri debutimin e tij në F1 me Sauber të Vasseur në 2018, gjithashtu mund të ndikojë në vendimin e mundshëm të drejtuesve të lartë të ‘Cavallinos’.

Ja dhe Tweet-i i Ferrarit

Formula 1/ Vasseur në vend të Binotto? Ferrari e mohon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll