Sport

Allegri ende nuk ka fituar zemrat e tifozëve të Juventusit, fërshëllima në ndeshjen mes Djokovic dhe Tsitsipas (video)

Allegri shkoi në Pala Alpitour të Torinos për ndeshjen e shumëpritur të ATP Finals mes Djokovic dhe Tsitsipas dhe kur kamerat inkuadruan teknikun livornez, publiku e mbuloi me fërshëllima.

15 Nëntor 2022, 16:08 Nga DOSJA

Allegri ende nuk ka fituar zemrat e tifozëve të Juventusit,

ITALI- Pas një fillimi shumë të vështirë të sezonit që kulmoi me eliminimin nga Champions League dhe zërat për një shkarkim të mundshëm, Massimiliano Allegri ia doli të bënte mirë dhe tani skuadra e Juventusit ndodhet në vendin e tretë. Skuadra bardhezi mori fitoren e gjashtë radhazi dhe në një farë mënyre në dhomën e zhveshjes është rikthyer qetësia, por mesa duket jo te tifozët.

Në fakt, menjëherë pas suksesit ndaj skuadrës së Sarrit, Allegri shkoi në Pala Alpitour të Torinos për ndeshjen e shumëpritur të ATP Finals mes Djokovic dhe Tsitsipas dhe kur kamerat inkuadruan teknikun livornez, publiku e mbuloi me fërshëllima. Në pak orë videoja u bë virale në Tenis TV.

E.Ç (Dosja.al)

allegri tenis juventus

Sondazh

Poll