Sport

VIDEO/ Luis Enrique, kanal në Twitch për të biseduar me fansat gjatë Kupës së Botës…

Trajneri i Spanjës njoftoi të hënën në mbrëmje në llogarinë e tij në Twitter se do të hapte një kanal Twitch gjatë Kupës së Botës për të ndarë mendime me mbështetësit për jetën e përditshme të kombëtares spanjolle.

15 Nëntor 2022, 16:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Luis Enrique, kanal në Twitch për të biseduar me fansat

SPANJE - Spanja duhet të jetë aktive gjatë Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor), të paktën në rrjetet sociale. Me një video në llogarinë e tij në Twitter, trajneri i tij Luis Enrique njoftoi të hënën në mbrëmje nisjen e një kanali Twitch nga momenti që grupi do të jetë në tokën e Katarit. Udhëtimi është planifikuar për 18 nëntor.

Tekniku spanjoll specifikon se qëllimi i këtij kanali Twitch është t'u ofrojë ndjekësve të ‘La Rojas’ përmbajtje të privilegjuar në jetën e përditshme të kombëtares, me dëshirën për të krijuar një komunikim më spontan pa filtra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll