Politike

Projekti i marinës në Portin e Durrësit pa garë? Zv. sekretarja: Investitorët janë në garë të hapur pa limit

Elira Kokona raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

15 Nëntor 2022, 13:23 Nga A.B
Projekti i marinës në Portin e Durrësit pa garë? Zv.
Elira Kokona

TIRANË- Zv.Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri, Elira Kokona u shpreh ditën e sotme se projekti i marinës në Portin e Durrësit, po zhvillohet me garë. Duke mohuar deklarata e opozitës se projekti po zhvillohet pa garë, Kokona tha se hara është e hapur dhe nuk ka limit.

'Investitorët e huaj dhe shqiptarë nuk janë pa garë, por në një garë të hapur dhe pa limit. Subjektet shprehin interesin pasi nuk kanë limit për të pasur garë. Ligji flet për një seri kushtesh minimale që ti adresohen AIDËS. Kemi analizuar nëse ka pasur interes të tjetër për zonën në të cilën referohet, kemi përgjigje që nuk kemi ofertues të tillë, me këtë kapacitet. Legjislacioni parashikon qartë nevojën për të hapur gara, pasi liria ekonomike është e garantuar.'- tha Kokona.

elira kokona komisioni i ekonomise 15 nentor 2022

Sondazh

Poll