Politike

Droga, trafikantët dhe bandat problem! Ministri i Jashtëm i Ekuadorit kërkon rivendosjen e vizave për Shqipërinë 

Juan Carlos Holguín tha se do të kërkojë bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe SHBA për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët që të hyjnë dhe të krijojnë banda kriminale.

15 Nëntor 2022, 13:27 Nga k.m.
Droga, trafikantët dhe bandat problem! Ministri i Jashtëm i Ekuadorit
Juan Carlos Holguín

EKUADOR- Ministri i Jashtëm, Juan Carlos Holguín ka nxjerrë listën e 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, për të cilat do të kërkohet rivendosja e vizave për të hyrë në Ekuador. Në një intervistë për PRIMICIAS, ai tha se do të kërkojë bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe SHBA për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët që të hyjnë dhe të krijojnë banda kriminale.

"Mënyra e vetme për të adresuar këtë problem është kontrolli efektiv i këtyre organizatave, shkëmbimi i aftësive, veçanërisht inteligjencës dhe infrastrukturës. Ka një shumëfishim të aktorëve që operojnë në vende të ndryshme si në Ekuador, nga ku një pjesë e konsiderueshme e kokainës kolumbiane largohet drejt vendeve evropiane. Pak javë më parë, policia belge çmontoi një grup që kishte si qëllim rrëmbimin e ministrit të saj të Drejtësisë. Mafiat që veprojnë në Shqipëri dhe prej andej edhe në vende të tjera evropiane, veprojnë edhe nëpërmjet drejtuesve të ndryshëm të bandave dhe operatorëve nga burgjet e Ekuadorit, Kolumbisë dhe Perusë,"-tha ai në intervistën e tij.

Që nga shtatori i kaluar janë dhënë viza në 37 vende, përfshirë Shqipërinë dhe Këshilli i Sigurimit të Shtetit po analizon masat që duhen marrë nga këndvështrimi i marrëdhënieve me jashtë dhe lëvizshmërisë njerëzore. Po ashtu, shtoi se çështja e ekstradimit do futet për konsultim popullor, për të dalë më pas me një verdikt. 

juan carlos holguín ekuador

Sondazh

Poll