Aktualitet

Policia arreston shoferin e urbanit: Ishte i dehur, bënte manovra të çuditshme në rrugë (VD)

26 Shkurt 2019, 10:28 Nga DOSJA
Policia arreston shoferin e urbanit: Ishte i dehur, bënte manovra të

TIRANË- Policia Rrugore në një njoftim për mediat ka bërë me dije se sot gjatë kontrolleve është gjetur një shefer autobusi që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas Policisë, ishte vërejtur që autuobusi urban bënte manovra të çuditshme dhe pas kontrollit rezultoi se shoferi ishte i dehur në masën 0.74 mg/l.

Policia Rrugore e kryeqytetit duke patrulluar  dhe monitoruar zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor nga perdoruesit e rruges, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobuzit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda. Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit, telefono 112 mos hezito.

Kontrollet e Policisë në rrugë janë në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë dhe gjatë muajve të fundit shumë shoferë janë ndëshkaur me gjoba, por ka pasur dhe të arrestuar.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi drejtonte mjetin i dehur masat e policise policia rrugore arrestohet shoferi drejtonte mjetin i dehur masat e policise policia rrugore

Sondazh

Poll