Politike

'Sa sipërfaqe i vihet në dispozicion kompanisë?'/ Braçe kërkon informacion, Kokona: 80 Ha. Kadia: Deti nuk tjetërsohet

Braçe kërkoi përgjigjen e saktë se sa është sipërfaqja që do të përdorë kompania për ndërtimin e kësaj vepre

15 Nëntor 2022, 11:45 Nga A.B
'Sa sipërfaqe i vihet në dispozicion kompanisë?'/
Komisioni

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, u diskutua sot marrëveshja e Portit të ri të Durrësit. Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi përgjigjen e saktë se sa është sipërfaqja që do të përdorë kompania për ndërtimin e kësaj vepre, ndërsa kërkoi që të sqarohej fakti nëse shqiptarëve po ju grabiten 1 mijë ha tokë.

DEBATI:

Erion Braçe: Iu thuhet shqiptarëve se po grabitet 1 mijë hektarë. Po sa është sipërfaqja që po i vihet në dispozicion kësaj kompanie?! Dua dokumentin që i përgjigjet pyetjes time.

Elira Kokana, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave: VKM është dokumenti që i referohen. Titulli i pronësisë është pronë shtet. Koordinatat e saj janë e përcaktuar në kontratë. Është 80 hektarë. Në përkufizim të marrëveshjes: Sheshi i projektit, nënkupton hartën, duke përfshirë sipërfaqen bruto të tokës, pra 800 mijë metër katrorë. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det territorial, vijë bregdetare dhe tokë.

Braçe: A ka mundësi që të përgjigjeni konkretisht?

Shalsi: Kërkesa është që ta bëjmë konçize. Ajo që kërkojnë kolegët, është që të përmbledhim dhe të flasim me shifra. Duam përgjigje teknike.

Kadia: Kalatat 66 mijë metra i mbetet shtetit, kanali hyrës kryesor i mbetet shteti. Deti nuk tjetërsohet, kanalet hyrëse dhe basenit mbeten të shtetit.

Shalsi: Aman mo se po më vendosni në pozitë të vështirë. Po ça doni mo? Është e habitshme që disa prej jush kanë kurajo që të ngrenë çështje, duke u kapur në flagrancë. Po më tregonte se si duhet të jepet llogari. Unë i referohem rregullores.

komisioni i ekonomise 15 nentor 2022 erion brace

Sondazh

Poll