Politike

Merr fund "Hotel Britania", zbulohet plani me 10 pika për emigrantët, edhe shqiptarët do të trajtohen si qytetarë të BE

Plani që ka në fokus zbrapsjen e valës së emigrantëve do të ndikojë edhe tek shqiptarët. Sipas ministrit, shqiptarëve mund tu hiqet përfundimisht e drejta për të kërkuar azil duke i trajtuar si qytetarë të BE, pasi Shqipëria është një vend i sigurtë. 

14 Nëntor 2022, 11:59 Nga f.g
Merr fund "Hotel Britania", zbulohet plani me 10 pika për
Ministri Robert Jenrick

TIRANE- Një plan propozim i ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick pritet ti japë fund "Hotel Britanisë'. 10 pika janë propozuar dhe pritet të shqyrtohen tashmë nga qeveria. Jenrick tha për "The Telegraph" se britanikët duhet të paguajnë rreth 200 paund në dhoma luksi për emigrantët pasi prurjet nuk mund të përballohen më nëpër kampe.

Plani që ka në fokus zbrapsjen e valës së emigrantëve do të ndikojë edhe tek shqiptarët. Sipas ministrit, shqiptarëve mund tu hiqet përfundimisht e drejta për të kërkuar azil duke i trajtuar si qytetarë të BE, pasi Shqipëria është një vend i sigurtë. 

Plani parashikon ti japë fund ligjit për "skllavërinë moderne" që po abuzohet nga shqiptarët sipas Suella Braverman. Sekretarja ka theksuar më herët se shqiptarët abuzojnë duke deklaruar se janë viktima të trafikimit që sillen në Angli jashtë dëshirës së tyre. Tashmë pritet të zbulohet plani i plotë për të parë sesi do të jetë raporti i qeverisë britanike përballë fluksit të emigrantëve shqiptarë. Deri më tani, mbi 40 mijë emigrantë kanë hyrë në Britaninë e Madhe përmes Kanalit të La mansh. 12 mijë prej tyre, sipas qeverisë britanike janë burra shqiptarë./Dosja.al

hotel britania shqiptaret me gomone ne angli shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll