Politike

Takimi i 2 Qeverive/ Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për pikën kufitare, Çuçi: Luftojmë krimin e organizuar

Bledi Çuçi dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, prezantuan për të pranishmit bashkëpunimin mes dy vendeve për pikën kuftare në Qafë-Thanë. 

14 Nëntor 2022, 11:21 Nga A.B
Takimi i 2 Qeverive/ Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për
Bledi Çuçi dhe Oliver Spasovksi

SHKUP- Në takimin e dy qeverive, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, janë prezantuar nga ministrat përkatës marrëveshjet që priten të firmosen. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, prezantuan për të pranishmit bashkëpunimin mes dy vendeve për pikën kuftare në Qafë-Thanë. 

Ministri Oliver Spasovksi: Protokolli për mënyrën e zbatimit të kontrollit në pikën kufitare në Qafë Thanë. Për këtë pikë, drejtoria e doganës thotë se mendoj se atëherë do të kemi mundësi dhe kushte më të mira që do të krijohen për të dyja shtetet. Marrëveshja e 2-të është krijimi i stafeve të përbashkëta për sigurinë. Kjo do ndihmojë në luftën kundër krimit. Me arritjen e të njëjtit do krijohet një bashkëpunim mes dy policive, do bëhet këmbimi i ndërsjelltë i informacioneve. Nevojitet aksion i kordinuar, çështja e tretë

Bledi Çuçi: Bashkë me kolegun tim kemi intensifikuar bashkëpunimin, jo vetëm në kuadër të instrumentat, siç është nisma open ballkan apo procesi i berlinit por dhe ai bilateral. Fryt i intensifikimit, janë ato që kanë të bëjnë me një intensifikim të marrëdhënieve 2 palëshe në luftën kundër krimit dhe rritjen e sigurisë së 2 vendeve dhe një dokument tjetër për marrëveshjen për pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë. Marrëveshja krijon një instrument ligjor të rëndësishëm, në mënyrë që dy vendet të kenë komoditetin për të bashkërenduar punën në fushën e sigurisë dhe në atë të krimit të organizuar. Këtë ne e apkikojmë për Malin e Zi dhe për Kosovën, krijohet një realitet krejt i ri për të pasur jë lëvizje të re të njerëzve dhe mallrave të dy vendeve, vizion ky i instrumentit të Open Ballkan dhe të Procesit të Berlinit. Kjo synon që të arrijmë në nivelin që kemi me Kosovën, besoj që vitin e fundit ka treguar se është në të mirën e përbashkët lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Besoj se të dyja janë të një rëndësie të veçantë. 

oliver spasovksi edi rama bledi cuci mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll