Politike

Rama lëvdon Artan Grubin: Shqiptari më i mirë mes maqedonasve

Në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri Edi Rama tha se me Grubin kanë paur një bashkëpunim të mirë, të cilin e vlerësonte.

14 Nëntor 2022, 10:53 Nga k.m.
Rama lëvdon Artan Grubin: Shqiptari më i mirë mes maqedonasve
Edi Rama dhe Artan Grubi

SHKUP- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artab Grubi. Në fjalën e tij, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri Edi Rama tha se me Grubin kanë paur një bashkëpunim të mirë, të cilin e vlerësonte.

Dua të falenderoj zv kryeministrin tuaj, Artan Grubin i cili është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. është kënaqësi që kemi një partner kaq të besueshëm. Doja ta përcillja në emër të ekipit tim. Se e vlerësojnë punën e Artanit dhe të gjithë skuadrës suaj. është interesi i të dyjave shteteve që të kemi marrëdhënie sa më të forta dhe vllazërore,“-tha Rama.

edi rama artan grubi

Sondazh

Poll