Politike

Takimi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Balluku: Nëse nuk bashkëpunojmë s'do kemi zgjidhje permanente

Balluku tha se sinergjia mes dy vendeve është element i fuqishëm.

14 Nëntor 2022, 10:58 Nga A.B
Takimi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Balluku: Nëse nuk
Belinda Balluku

SHKUP- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u shpreh gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, se nëse nuk do ketë bashkëpunim, nuk do ketë as zgjidhje. Balluku tha se sinergjia mes dy vendeve është elementi i fuqishëm që mban të forta lidhjes mes shteteve.

' Sinergjia mes dy qeverive tona është një element i fuqishëm. Falenderoj kolegun tim, për betejën që kemi bërë në tryezën e BE, për tu konsideruar si partner i BE dhe vend i cili po vuan të njëjtën situatë energjitike për shkak të luftës dhe agresionit të Putin. Ka qënë e vështirë për ne të dy, se thërriteshim ose ndonjëherë nuk thërriteshim fare, mendimi ndonjeherë nuk merrej parasysh. Fondet IPA ishte një mbështetje por përpara do të rishikohet një paketë për proektet e reja me të cilat duhet të konkurojmë, por duhet gjetur gjuha e përbashkët në mënyrë rajonale. Nëse nuk bashkëpunojmë nuk do kemi një zgjidhje permanente. '- shtoi Balluku.

belinda balluku mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll