Politike

Plani i Grubit: Bashkëpunojmë për të re kufitare, linjë hekurudhore Shkup-Durrës dhe një “port të thatë”

Artan Grubi veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të ketë për qëllim që të lidhet me Portin e Durrësit.

14 Nëntor 2022, 11:12 Nga k.m.
Plani i Grubit: Bashkëpunojmë për të re kufitare, linjë
Artan Grubi

SHKUP- Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi listoi 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 Shkupit dhe Shqipërisë. Në fjalën e tij, ai veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të ketë për qëllim që të lidhet me Portin e Durrësit. Kjo edhe përmes një hekurudhe që do të lidhë Durrësin me Shkupin. 

“Nuk është tabu që kryeministri të jetë shqiptar, me Shqipërinë nuk kemi asnjë çështje të hapur, por kemi marrëdhënie bilaterale. Formimi i komisionit të përbashkët, që do përcaktojë vendodhjen e rrugëve, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, ka të bëjë me 2 autostradat tona në Korridorin 8. Anëtarë të këtij Komisioni Ministria e Jashtme, e punës së Brendshme, drejtoria e Doganave. E dyta, hekurudha Shkup-Durrës, dhe e treta që është nismë e Ramës, bëhet fjalë për Portin e Thatë në Strugë, në 3 muaj, palët do bëjnë plan për ndërtimin e këtij porti, falënderoj Ramën, që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore,”- tha Grubi.

artan grubi

Sondazh

Poll