Politike

'Më 6 dhjetor do i kërkojmë BE-së…'/ Rama: Të përfshihemi në ‘luftën’ kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit

Rama deklaroi se në samitin e Bashkimit Europian që të do zhvillohet në Tiranë në muajin dhjetor, do t'i kërkojë BE-së, që të ketë përfshirje të vendit tonë në luftën që po bëhet kundër rritjes së çmimit.

14 Nëntor 2022, 10:48 Nga A.B
'Më 6 dhjetor do i kërkojmë BE-së…'/ Rama:
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se në samitin e Bashkimit Europian që të do zhvillohet në Tiranë në muajin dhjetor, do t'i kërkojë BE-së, që të ketë përfshirje të vendit tonë në luftën që po bëhet kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit. Gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama u shpreh se ka ardhur koha që të shikohet përtej të ardhmes. 

'Më 6 dhjetor në Tiranë do mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do jemi aty bashkë me të gjitha dëshirat problemet, e sfidat tona që janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE.

E është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke kërkuar së bashku të gjitha vendet tona nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për ti rezistuar qoftë goditjes së madhe të energjisë elektrike qoftë dhe inflacionit të luftës.

Për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë e jo të pambarimtë, nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen.'- tha Rama. 

edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll