Politike

Procesi i integrimit në BE/ Mbledhja Shqipëri-RMV, ministrat: Do shtojmë masa që rrisin efektivitetin e procesit

Ministri i RMV-së, Admirim Aliti dhe ajo e shtetit dhe integrimit për Shqipërisë, u shprehën se kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin mes dy vendeve për rrugën drejt integrimit në BE.

14 Nëntor 2022, 11:38 Nga A.B
Procesi i integrimit në BE/ Mbledhja Shqipëri-RMV, ministrat: Do
Dy ministrat

SHKUP- Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen për 'Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian'. Ministri i RMV-së, Admirim Aliti dhe ajo e shtetit dhe integrimit për Shqipërisë, u shprehën se kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin mes dy vendeve për rrugën drejt integrimit në BE.

Ministri Admirim Aliti: Qeveritë tona e kanë të qartë rrugën, jemi të lumtur se jemi përkrah njëri tjetrit. BE është stacioni ku ne duam të arrijmë, përkundër të gjitha sfidave, së shpejti do jemi anëtarë të plotfuqishëm të BE. Si ministër i shoqërisë dhe administratës shpreh dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e inovacionit. Promovimi i inovacioneve dhe projekteve në sektorin e TIK dhe shkëmbimi i përvojës do të sigurojë krijimin e një mjedisi që mbështet inovacione në të dyja vendet. Shpresoj që të tilla të kemi në vazhdimësi. 

Ministrja e shtetit për integrimin dhe kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka: Perspektiva e përbashkët drejt BE është kyce për stablitetin në rajon. Kjo përbën një moment historik për të dy vendet tona, janë promotore dhe do të kontribuojnë fuqimisht në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Të dyja vendet nga nisja e procesit të negociatava janë të përkushtuara për reformat që përmirësojnë vlerat tona. Në Shqipëri jemi të vendosur për të thelluar programin e reformave, mirëpresim bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të përfshpejturar procesin për të mbështetur njëri tjetrin. Ne do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi, duke theksuar dhe një herë bashkëpunimin.

Do të punojmë dhe për disa masa që do të rrisin efektivitetin e procesit të negociatava do ta bëjnë atë më të shpejtë dhe rezultativ. I kemi filluar bisedimet me kolegun tim dhe për një format ballkanik, midis kryenegociatorëve, kemi vendosur që dy vendet tona të bëhen promotore. 

mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll