Politike

'S'do presim fundin e luftës...'/ Rama nga Shkupi: Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të shohim përtej

Rama tha se rezultatet kanë qenë të mira, megjithatë kjo nismë nuk përjashton Procesin e Berlinit.

14 Nëntor 2022, 10:43 Nga A.B
'S'do presim fundin e luftës...'/ Rama nga Shkupi: Ballkani
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ballkani i Hapur u ka dhënë mundësitë dy qeverive që të shohin përtej. Gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama tha se rezultatet kanë qenë të mira, megjithatë kjo nismë nuk përjashton Procesin e Berlinit.

'Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjejve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll