Politike

Mbledhja e dy qeverive/ Marrëveshjet që do nënshkruhen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet. 

14 Nëntor 2022, 09:57 Nga A.B
Mbledhja e dy qeverive/ Marrëveshjet që do nënshkruhen mes
Flamujt

TIRANË- Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Shkup. Takimi mes Ramës dhe Kovaçevskit, do të pasohet me një konferencë për shtyp. 

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat. Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet. 

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.

4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital

5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

6.  Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndërsjellët për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistik

7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare

mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll