Politike

VIDEO- Rama mbërrin në Shkup, pritet me ceremoni nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat.

14 Nëntor 2022, 09:55 Nga A.B
VIDEO- Rama mbërrin në Shkup, pritet me ceremoni nga kryeministri i
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Më pas, dy liderët do të takohen në ambientet e brendshme të kryeministrisë, për t'i lënë më pas vendin konferencës së përbashkët për shtyp.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat.

Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet. 

edi rama mbledhja e qeverive shqiperi-rmv

Sondazh

Poll