Politike

'Politika e Jashtme'/ Miratohet projektligji për buxhetin 2023, Shehu: Nuk dihet se cilat janë objektivat

Projektligji u miratua në fund me 3 vota kundër dhe asnjë abstenim.

14 Nëntor 2022, 09:30 Nga A.B
'Politika e Jashtme'/ Miratohet projektligji për buxhetin 2023,
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Politikës së Jashtme miratoi projektligjin "Për buxhetin e vitit 2023". Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues nga Ministria e Jashtme. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi se ministria nuk ka objektiva dhe nuk i ka të qarta se cilat janë prioritetet e politikës së jashtme të vendit. 

'Nuk keni objektiva, nuk thoni se cilat janë prioritetet e politikës së jashtme të vendit. Ministrja e jashtme duhet të jetë një hap para. Unë do e votoj negativisht, siç e votova javës tjetër. '- tha Shehu. 

Projektligji u miratua në fund me 3 vota kundër dhe asnjë abstenim.

komisioni i jashtem tritan shehi

Sondazh

Poll