Aktualitet

Mbyllet institucioni i paraburgimit në Sarandë, personat e ndaluar transferohen me furgon drejt Fierit

Institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.

13 Nëntor 2022, 11:50 Nga DOSJA
Mbyllet institucioni i paraburgimit në Sarandë, personat e ndaluar
Burg

SARANDË- Institucioni i paraburgimit në Sarandë është mbyllur përfundimisht. Mëngjesin e sotëm, ka nisur transferimi me furgonë policie i të paraburgosurve drejt Burgut të Fierit.

Një pjesë e stafit të paraburgimit të Sarandës ka pranuar të transferohet me punë nëpër burgje të tjera të Shqipërisë. Institucioni do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.

Familjarëve të këtyre të paraburgosurve, por edhe avokatëve apo prokurorëve do t’u duhet që për shërbimet në funksion të punës së tyre të shkojnë deri në Fier. Mirëpo, për të zhvilluar seancat gjyqësore, personat e ndaluar, do duhet të sillen sërish në gjykatën e Sarandës.

mbyllet paraburgimi ne sarande sarande

Sondazh

Poll