Aktualitet

FOTO/ Aksident në Bllok, 'Toyota' përplas 'Renault-in', makina përmbyset në rrugë

Bëhet me dije se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur asnjë person të lënduar por dëmet materiale janë të shumta.

13 Nëntor 2022, 11:44 Nga I.A
FOTO/ Aksident në Bllok, 'Toyota' përplas
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë pranë zonës së Bllokut. Mësohet se një makinë tip Toyota ka përplasur një tjetër makinë tip Renault. 

Nga përplasja makina Renault është përmbysur në rrugë. Bëhet me dije se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur asnjë person të lënduar por dëmet materiale janë të shumta.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll