Aktualitet

VIDEO- 8 dynym sera me kanabis në Dronovic, Gjykata lë në burg 11 të arrestuarit

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

13 Nëntor 2022, 10:14 Nga A.B
VIDEO- 8 dynym sera me kanabis në Dronovic, Gjykata lë në burg 11
Momenti i shoqerimit ne gjykate

BERAT- Njëmbëdhjetë të arrestuarit në serën ku përpunohej kanabis në Drenovicë të Beratit u lanë ditën e sotme në arrest me burg. Në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj si dhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen dy rekrutoret e fermës të cilat mundohen që të mos kapen nga kamerat. Njëra prej tyre, ka të mbuluar kokën me një bluze, teksa futet e shoqëruar nga policia brenda Gjykatës. 

Në burg janë lënë:

-Jurgen Ujkaj

-Bashkim Mema

-Sidrit Bisha

-Endrit Xheka

-Edison Mema

-Mirvaldo Disha

-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.

-Blerim xheka

-Samuel Lushaj

-Drita Mema

-Izmira Mema

Anëtarët e familjes Mema dyshohen se ishin organizatorët e veprimtarisë së përpunimit të kanabisit. Kujtojmë se për rastin, policia vuri në pranga 11 persona kurse 95 punëtoret e hashashit u lanë në gjendje të lirë.

Opearacioni i koduar ‘Befasia’ u finalizua me 870 kliogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë. Mes të arrestuarve 9 janë meshkuj dhe shumica nuk janë banorë në Berat po janë nga veriu i vendit. I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit është Hamdi Dyli i cili dyshohet se kishte marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime. Ambienti ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste Dylit i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal. Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin.

95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. 

ferma e kanabisit ne berat hamdi dyli drita mema izmire mema bashkim mema edison emma

Sondazh

Poll