Aktualitet

“Çipa biometrike”/ The Sun zbulon SKEMËN: Pasaportat reklamohen në “Tik Tok”, vajzat shqiptare nxiten nga bandat

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

13 Nëntor 2022, 10:28 Nga A.B
“Çipa biometrike”/ The Sun zbulon SKEMËN: Pasaportat
Ion Daci

BRITANI E MADHE- Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani. Hetimi i “Sun on Sunday” ka zbuluar se ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale. Hetuesit të 'The Sun' iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal.

Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

The Sun ka zbuluar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

“Çipa biometrike”/ The Sun zbulon SKEMËN: Pasaportat

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.

Një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë reale dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

Hetuesi kontaktoi me trafikantët në ëhatsApp dhe ata na thanë: “Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”.

Hetuesit të The Sun u tha të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”. Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.

shqiptaret ne angli ion daci

Sondazh

Poll