Aktualitet

FOTO- Kamionçina përplaset me trailerin në Tepelenë, lëndohet një nga shoferët, dërgohet në spital

Pas përplasjes së kamionçine më një trajler ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar në spital me urgjencë.

13 Nëntor 2022, 10:00 Nga A.B
FOTO- Kamionçina përplaset me trailerin në Tepelenë,
Perplasja

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot. Pas përplasjes së kamionçine më një trajler ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar në spital me urgjencë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I. Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne tepelene

Sondazh

Poll