Sport

VIDEO/ Mike Maignan rifilloi stërvitjen individuale, ‘shigjeta’ për Deschamps...

Pas një dëmtimi muskulor në shtator, portiere francez i kuqezinjve rifilloi stërvitjen individuale këtë të enjte në Milano.

12 Nëntor 2022, 11:34 Nga DOSJA

VIDEO/ Mike Maignan rifilloi stërvitjen individuale, ‘shigjeta’

ITALI - I dëmtuar në grumbullimin me ekipin francez në shtator, Mike Maignan ka arritur të rifillonte stërvitjen individuale në fushën e AC Milan këtë të enjte. Portieri, i cili u la jashtë kombëtares me Francën për Botërorin e Katarit do të vazhdojë normalisht protokollin e rikuperimit. Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ish-lojtari i Lille ka mundur të tregojë progresin e bërë.

Mike Maignan, në historinë e tij në Instagram, kryen dy kërcime të bujshme për të goditur çantën e grushtimit në palestrën e Milanellos. Me këtë ai u tregon të gjithëve se tashmë është në formë të shkëlqyer, duke ‘shigjetuar’ trajneri Deschamps, i cili e la atë jashtë përzgjedhjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll