Aktualitet

Operacioni në Shkodër, Zagani: Policia e Rilindjes ka kapur objektin e stërvitës si armë

Duke publikuat foton e bërë nga policia, Zagani shkruan se i kanë marrë dy herë fytyrën sot policia e rilindur, e para sepse fotoja është bërë nga policia dhe e dyta sepse është bërë në Shkodër.

12 Nëntor 2022, 16:19 Nga I.A

Operacioni në Shkodër, Zagani: Policia e Rilindjes ka kapur objektin e

TIRANË- Ish-oficeri Dritan Zagani ka komentuar një operacion të policisë në Shkodër ku janë kapur armë zjarri si dhe një objekt strëvitje. Duke publikuat foton e bërë nga policia, Zagani shkruan se i kanë marrë dy herë fytyrën sot policia e rilindur, e para sepse fotoja është bërë nga policia dhe e dyta sepse është bërë në Shkodër. Kjo pasi sipas tij, objekti nuk është as krimi dhe as i ndaluar por vetëm një objekt për stërvitjen e dorës.

Postimi i Plotë:

Ma moren fytyren dy here keta debilat e policise se rilindur... edhe si polic edhe si shkodran (gjithmon nese ky specialisti i fotos ka qene shkodran). O budallenj te rilindur...ai objekti qe kam fut ne rreth nuk eshte as element krimi as objekt i ndaluar...eshte thjesht objekt per "sport"..stervit muskujt e dores o te shkrete... se mania me ba propagand gjoja keni ba namin tu kap doza hashashi na hapet barkun me injorancen tuaj 

dritan zagani

Sondazh

Poll