Aktualitet

E moshuara prag protestës: Jam gati ta vras Ramën, hallall 20-30 vite burg

Ajo shprehet se Rama është gënjeshtar, njeri i pafytyrë që ka varfëruar shqiptarët.

12 Nëntor 2022, 15:35 Nga F.M
E moshuara prag protestës: Jam gati ta vras Ramën, hallall 20-30 vite
Gruaja

TIRANË- Një e moshuar është ‘vetëofruar’ që të vrasë kryeministrin Edi Rama. Revolta e sa ndaj qeverisë ka arritur deri në pikën që ajo pranon të bëjë edhe 20-30 vite burg, vetëm që kjo qeveri të mos e drejtojë më Shqipërinë. Në një pronocim për mediat, ajo shprehet se Rama është gënjeshtar, njeri i pafytyrë që ka varfëruar shqiptarët.

“Sa shumë arsye që ka mor djalë, po varfëri, po shtëpiat që janë prishur, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. Nuk po lënë gjë pa shitur. Ai është i pafytyrë dhe i paskrupullt. Ka thënë një grua këtu, që më jepni një snajper ta vras vetë. Jam gati ta vras. Hallall 20-30 vjet burg se nuk do arrij ti bëj. Të heqësh Edi Ramën është triumf. Ai është i pashpirt, gënjeshtar, ai është mostër. Nuk ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të. Është pak t’i thuash i poshtër, i keq, hajdut, gënjeshtar. Duhet hequr me çdo kusht,”- u shpreh e moshuara.

Situata para Kryeministrisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

edi rama protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll