Aktualitet

Nis protesta e PD-së, qytetarët mbushin bulevardin dhe sheshin "Skënderbej"

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur bulevardin dhe sheshin "Skëndërbej" me flamurin e opozitës në duar dhe pankarta ironizuese ndaj qeverisë. 

12 Nëntor 2022, 16:13 Nga a.l

Nis protesta e PD-së, qytetarët mbushin bulevardin dhe sheshin

TIRANË- Ka nisur zyratisht protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Partia e Lirisë. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur bulevardin dhe sheshin "Skëndërbej" me flamurin e opozitës në duar dhe pankarta ironizuese ndaj qeverisë. 

Nga momenti në moment pritet që kryedemokrati Sali Berisha e Ilir Meta tu bashkohen protestuesve. Policia e shtetit ka njoftuar se për shkak të protestës që pritet të nisë gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim. Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative. 

Rreth 1000 efektivë janë në terren ndërkohë që bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është mbushur me kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit që nxisin apo kryejnë akte dhune./ Dosja.al

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll