Aktualitet

Berisha e Meta zbresin në shesh nga çasti në çast, zbardhet axhenda e protestës, zgjat 3 orë, ka rreth 20 folës

Nga momenti në moment, pritet që Berisha e Meta të dalin nga selitë e partive përkatëse dhe t’i drejtohen bulevardit ku janë grumbulluar qytetarët.

12 Nëntor 2022, 15:58 Nga F.M
Berisha e Meta zbresin në shesh nga çasti në çast,
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës pritet të zgjasë rreth tre orë dhe do të ketë 20 folës. Të gjithë folësit, nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deri tek përfaqësues të opozitës pritet të dalin në shesh për të dhënë mesazhet e tyre për qytetarët. Nga momenti në moment, pritet që Berisha e Meta të dalin nga selitë e partive përkatëse dhe t’i drejtohen bulevardit ku janë grumbulluar qytetarët.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll