12 Nëntor 2022, 15:16
Nga I.A
protestues
DURRËS- Me qindra qytetarë të Durrësit janë bërë gati për tu nisur në protestën kombëtare që do zhvillohet në orën 16:00 para kryeministrisë në Tiranë. Duke folur për Syri Tv, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë renditur një sërë arsyesh për të protestuar, që nga çmimet e larta, varfëria dhe te shpopullimi.
"Për të gjitha, ku do ta nisësh më përpara, më keq sa ku shkon. Nuk ka listë që t'i mbaj arsyet," tha një qytetar.
"Për të po protestojmë, duhet të protestojmë çdo ditë, çdo ditë duhet të protestojmë. Problemet janë të shumta, por ajo që do të veçoja, në radhë të parë është politikën shpopullarizuese, varfëria ekstreme që na ka pllakusur. Sepse 70% e popullit po jeton nën kushte minimale. Unë e quaj shumë absurde nëse njerëzit nuk tentojnë të protestojnë. Nëse një shoqëri nuk proteston, nuk vlerëson kushtet, vetën, shoqërinë, vendin në të cilën jeton," tha një qytetar.
Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.
protesta e opozites 12 nentor 2022
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:57
e.k
Edi Rama dhe Yair Lapid
TIRANË- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael pak kohë më parë ka tërhequr vëmendjen e qever...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:56
a.l
kontrolle ne dalje te Vlores
VLORË- Policia ka marrë masa në disa akse rrugore lidhur me protestën e pasdites së sotme që&eum...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:10
a.l
pankarta nga protesta e shqiptareve ne Angli
ANGLI- Shqiptarët që protesuan sot të veshur kuq e zi në Angli pranë parlamentit brit...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:10
A.B
Policia
TIRANË- Dy vëllezër turq janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Utku Kaya, 41 vjeç dhe Kabilay Kaya, 46 vj...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 14:03
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Bashkëpuntori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Nuredin Dumani, ka dalë nga ambjentet e burgut dhe n&...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:59
A.B
Mjeku
BRITANI- Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjith&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:59
A.B e.k
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e arrestit me burg pë...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:24
a.l
operacioni i koduar "phones 4"
TIRANË- Emiljano Gora 45-vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:31
d.a.
Protesta ne Londer
BRITANI- Është duke vijuar protesta e shqiptarëve në kryeqyteti britanik ku turma e mbledhur kanë shkuar pran&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 13:19
A.B
Ndertesa
TIRANË- Pronat në shitje tërheqin vëmendjen e shumë qytetarëve sidomos nëse kanë një pamje të bu...