Aktualitet

"Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet"/ Qytetari në protestën e PD-së: Nuk po na dalin të ardhurat as për hallet

Qytetari shprehet se punon në shtet dhe se sot po proteston për varfërinë e vendit dhe taksat e larta që janë vendosur nga qeveria. 

12 Nëntor 2022, 15:57 Nga a.l
"Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet"/ Qytetari në
qytetari ne protesten e PD-se

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përballë kryeministrisë në kuadër të protestës që do të mbahet për pak minuta e organizuar nga Partia Demokratike ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Partia e Lirisë. Një qytetar i cili ka ardhur nga Elbasani në Tiranë, është shprehur se sot është i pranishëm në protestë i pandikuar nga partitë politike. Ai shprehet se punon në shtet dhe se sot po proteston për varfërinë e vendit dhe taksat e larta që janë vendosur nga qeveria. 

"Ne vijmë nga Elbasani. Unë protestoj shumë për shumë arsye. Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet. Varfëria është në ekstrem, pronat po na i marrin, taksat janë të larta. Nuk kemi asnjë lloj shërbimi. Në zgjedhje ne jemi kërcënuar. Familja ime është e gjitha në emigracion, Pse ne duhet të largohemi nga Shqipëria. Nuk po na dalin te ardhurat për të përballuar hallet”, u shpreh një nga protestuesit. Nuk kam frikë as të majtë as të djathtë, kam dalë si qytetar sot për të drejtat e mia, me vullnetin tim të plotë. Nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti", tha qytetari. 

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar./ Dosja.al

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll