Sport

Reagon Nagelsmann për grumbullimin e senegalezit: "Shëndeti vjen para sportit, nuk është ndryshe për Sadio Mane"

Trajneri i Bayern Munich nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e sulmuesit të tij dhe paralajmëron Senegalin: nëse sulmuesi nuk shërohet, ai nuk do të luajë në Botëror.

12 Nëntor 2022, 10:51 Nga DOSJA

Reagon Nagelsmann për grumbullimin e senegalezit: "Shëndeti vjen

GJERMANI - Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka reaguar për dëmtimin e sulmuesit të tij Sadio Mané, i cili është grumbulluar nga kombëtarja e Senegalit për finalet e Kupës së Botës në Katar: 

“Ne do të bëjmë një tjetër kontroll pas 10 ditësh dhe më pas do të shohim se si po shkon rikuperimi i tij. Më pas do të marrim vendime të tjera. Të luash shpejt, pas një dëmtimi, është gjithmonë kritike. Sigurisht, Senegali dëshiron që ai të luajë.

Në fund, do të ketë një diagnozë mjekësore pas 10 ditësh. Ky ekzaminim do të na tregojë se ku jemi. Nëse ai ka dhimbje dhe nuk mund të luajë, ai nuk do të luajë. Edhe sikur ta donte Federata e Senegalit. Për ne është e njëjta gjë. Kur një lojtar dëmtohet dhe nuk mund të luajë, ai nuk mund të luajë. Kështu është. Shëndeti është para sportit, është gjëja më e rëndësishme dhe kjo nuk është ndryshe për Sadio”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll