Sport

Son, ‘djali i artë’ i Spurs drejt Katarit, me Korenë e Jugut edhe ‘sozia’ e tij…

Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento, ka zbuluar listën me 26 lojtarët e përzgjedhur për të shkuar në Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor). Heung-min Son, i operuar në sy disa ditë më parë, do të jetë në përbërje të ekipit.

12 Nëntor 2022, 10:37 Nga DOSJA

Son, ‘djali i artë’ i Spurs drejt Katarit, me Korenë e

KOREJA E JUGUT - Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento, zbuloi të shtunën listën e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Katarit për Kupën e Botës (20 nëntor-18 dhjetor).  Sulmuesi i Spurs, Heung-min Son, është mirë në listë, siç njoftoi disa ditë më parë, pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni në sy. 

Një lojtar i 27-të, sulmuesi Oh Hyeon-gyu, do të mbetet në dispozicion të kombëtare. Kështu ai do të stërvitet me ekipin në Katar dhe do të zëvendësojë, Son nëse ai nuk do të jetë në gjendje të luajë. Ja dhe lista e futbollistëve të Koresë së Jugut:

Portierë: Kim Seung-gyu (Al-Shabab/KSA), Song Bum-keun (Jeonbuk Motors), Jo Hyeon-woo (Ulsan)

Mbrojtës: Kwon Kyung-won (Gamba Osaka/JPN), Kim Moon-hwan (Jeonbuk Motors ), Kim Min-jae (Napoli/ITA), Kim Young-gwon (Ulsan), Kim Jin-su (Jeonbuk Motors), Kim Tae-hwan (Ulsan), Yoon Jong-gyu (FC Seul), Cho Yu-min (Daejeon Hana Citizen), Hong Chul (Daegu FC)

Mesfushorë: Kwon Chang-hoon (Gimcheon Sangmu), Na Sang-ho (FC Seoul), Paik Seung-ho (Jeonbuk Motors), Lee Kang-in (Real Mallorca/ESP ), Lee Jae-sung (Mainz/GER), Jeong Woo-yeong (Freiburg/GER), Hwang In-beom (Olympiakos/GRE), Hwang Hee-chan (Wolverhampton/Angli), Song Min-kyu (Jeonbuk Motors ), Son Jun-ho (Shandong Taishan/CHN), Na Sang-ho (FC Seul).

Sulmues: Son Heung-min (Tottenham/ENG), Cho Gue-sung (Jeonbuk Motors), Hwang Ui-jo (Olympiakos/GRE)

Ndeshja e parë e Koresë së Jugut do të jetë më 24 nëntor kundër Uruguajit. Koreja e Jugut gjithashtu do të përballet edhe me Ganën dhe Portugalinë në Grupin H.

Son, ‘djali i artë’ i Spurs drejt Katarit, me Korenë e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll