Sport

Barcelona, ‘finaliste’ në Botëror: 16 lojtarë ‘blaugrana’ do të përfaqësojnë 8 shtete!...

Një numër kaq i madh lojtarësh, që janë thirrur për të përfaqësuar vendet e tyre, përbën një rekord për skuadrën katalanase

12 Nëntor 2022, 10:22 Nga DOSJA

Barcelona, ‘finaliste’ në Botëror: 16 lojtarë

SPANJE - Një gjë e tillë mbase mund të jetë unikale. 16 lojtarë të skuadrës së Barcelonës janë thirrur për të qenë protagonistë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Ky është rekordi historik i klubit, i cili kurrë nuk ka pasur kaq shumë lojtarë të përfshirë në një Kupë Bote (maksimumi 14 në 2010 dhe 2014). 

Janë tetë kombëtare që do të kenë akses te kampionët e blaugranës: të përzgjedhurit janë Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Ansu Fati  (Spanjë). Kounde dhe Dembélé (Francë); de Jong dhe Memphis (Holandë); Ter Stegen (Gjermani),  Araujo (Uruguaj),  Christensen (Danimarkë), Lewandowski (Poloni) dhe Raphina (Brazil).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll