Sport

Maurizio Sarri kundër rrymës: “Ky Botëror është një fyerje për futbollin”…

Trajneri italian kritikoi ashpër Botërorin e Katarit pas ndeshjes në të cilën Lazio mposhti Monzën

12 Nëntor 2022, 07:57 Nga DOSJA

Maurizio Sarri kundër rrymës: “Ky Botëror është

ITALI - Nëse diçka e ka karakterizuar Maurizio Sarrin, është se ai nuk i thërret fjalët. Trajneri italian në konferencën për shtyp, pas fitores 1-0 të skuadrës së Lazios ndaj Monzës, ka shpërndarë 'shkopinj', si për Botërorin ashtu edhe për skuadrat, ku kapitali i tyre kryesor vjen nga vendi arab. Diskutimet kanë nisur, fjalët e tij janë bërë temë polemikash 'pro' dhe kundër...

“Unë e shoh si fyerje për futbollin,- kështu e përcaktoi Sarri pushimin e shkaktuar nga Botërori dimëror në Katar, i cili duhet të luhet në këtë periudhë të vitit për shkak të temperaturave të larta në vendin aziatik. - Në këtë pikë të kalendarit, është prishur e gjithë dinamika e ekipit dhe gara do të ndalet deri në fund të dhjetorit në mënyrë të palogjikshme".

“Nëse dikush më shpjegon se çfarë mund të sjellë në futboll Botërori i Katarit, duke përjashtuar paratë për Manchester City dhe PSG, unë mund të ndryshoj mendje…”,- komentoi italiani, duke iu referuar anglezëve dhe francezëve. Pronari i Cityt është  Mansour bin Zayed dhe i PSG-së është Hamad bin Khalifa Al-Thani, të dy pronarët janë nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me këtë mesazh Sarri hedh një shigjetë ndaj parave të sheikëve arabë.

Përsa i përket performancës së tyre, Lazio pas fitores ndaj Monzës është i dyti në renditje me 30 pikë, i barazuar në pikë me Milanin. "Kjo është një garë në distanca të gjata. Unë jam trajner, jo tifoz. Nëse bëhem amator, e humb mendjen," paralajmëroi Sarri, i cili dëshiron të vazhdojë të mbajë këmbët në tokë.

Në fund, shënues dhe heroi i ndeshjes ishte argjentinasi Luka Romero, të cilin Sarri e vlerësoi në konferencën për shtyp. "Që kur erdhi, ai ka fituar gjashtë kilogramë muskuj. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Mendoj se është i lumtur dhe po e sheh përpjekjen e tij të shpërblyer."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll