Aktualitet

"Drejtohuni noterit..."/ Artan Lame prezanton elementet e reja të sigurisë: Kodi QR mban vetëm firmën dhe vulën e drejtorit

Lame theksoi se përmes këtij kodi do të vërtetohet nëse një dokument është i falsifikuar, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe t'u drejtohen noterëve apo avokatëve të tyre të besuar në rast se kërkojnë të kryejnë veprime për pronat. 

12 Nëntor 2022, 12:23 Nga a.l
"Drejtohuni noterit..."/ Artan Lame prezanton elementet e reja të
Artan Lame

TIRANË-Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka prezantuar sot elementet e reja të sigurisë për certefikatat e pronësisë. Në komunikimin e përhershëm të fundjavës, Lame tha se një nga elementët më të rëndëisshëm të sigurisë është kodi QR i cili mund të skanohet nga qytetarët dhe mban vetëm firmën dhe vulën e drejtorit. Lame theksoi se përmes këtij kodi do të vërtetohet nëse një dokument është i falsifikuar, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe t'u drejtohen noterëve apo avokatëve të tyre të besuar në rast se kërkojnë të kryejnë veprime për pronat. 

"Po të skanohet në sistem tregohen, ka disa elemente sigurie në certifikatë, që nga kodi QR që mund të skanohet nga qytetarët dhe noterët, ka firmën e drejtorit dhe vulën, janë elemente që sistemi i kap menjëherë nëse një dokument është i falsifikuar. Qytetarët të tregojnë kujdes kur blejnë apo kryejnë veprime me pronat, jo çdo copë letër është certifikatë pronësie, drejtohuni noterit dhe avokatit tuaj të besuar të cilët mund të bëjnë çdo verifikim të nevojshëm për veprimet tuaja. Të gjitha këto raste që kemi identifikuar deri tani do denoncohen emër për emër në prokurorinë përkatëse dhe personat që kanë kryer veprime të paligjshme do përgjigjen për to”, tha ai.

artan lame

Sondazh

Poll