Sport

VIDEO/ Pique, pasi pozoi me 30 trofetë e tij: "Është një kujtim i paharrueshëm"...

ish-qendërmbrojtësi ka shprehur mirënjohjen e tij, pasi ka pozuar në ‘Camp Nou’ me trofetë që ka fituar me FC Barcelona

12 Nëntor 2022, 07:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Pique, pasi pozoi me 30 trofetë e tij: "Është

SPANJE - Qendërmbrojtësi Gerard Pique pozoi në Camp Nou me të gjitha trofetë që fitoi si lojtar i Barcelonës dhe më vonë do të dorëzojë në muze, fanelën ‘blaugrana’ të ndeshjes së tij të fundit.

Natyrshëm e kanë pushtuar ish-futbollistin katalanas, i cili përpos trofeve të Champions League, La Ligas, Kupës dhe Superkupës së Spanjës, në karrierës e tij të gjatë sportive ka fituar edhe titullin e kampionit të Botës, si edhe atë të Europës, me kombëtaren e Spanjës. ‘Ishte një kujtim i paharrueshëm,”- u shpreh pas albumit fotografik që bëri Gerard Pique me 30 trofetë e fituara nga ai.

Tre Champions League (2009, 2011 dhe 2015), tetë La Liga (2009, 2010, 2011, 2013, 2015, 2016, 2018 dhe 2019), tre Kupa Botërore për Klube (2009, 2011 dhe 2015) dhe shtatë Kupa të Spanjës (2009, 2010, 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2021), gjashtë Superkupa të Spanjës (2009, 2010, 2011, 2013, 2016 dhe 2018) dhe tre Superkupa Europiane (2009, 2011 dhe 2015), janë 30 titujt e fituar nga Gerard Pique me Barcelonën, e cila u përjetësuar në fushën e ‘Camp Nou’, së bashku me fanelën me numrin legjendar ‘3’ të lojtarit ‘blaugrana’, në një foto që do të mbetet në analet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll